Tunizia
Republika e Tunizisë apo Tunizia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe në pjesë veriore të vendit gjendet dalja në Detin Mesdhe. Kufirit tokësor i Tunizit përshkohet nga kufiri në jug-lindje me Libinë dhe në anën perëndimore me Algjerin.
Republika e Tunizisë pranë Mesdheut zë një sipërfaqe prej 163 610 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 9,05 milion banorë. Për kryeqytet ka qytetin Tunizi ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe, Kushtetuta është nxjerrë më 1959 dhe ka pësuar disa ndryshime ato të fundit janë miratuar më 1997.
Në veri të sipërfaqes së Tunizisë është tokë malore, në lindje ka bregdet me gjire të shumta e frytdhënëse, në brendi ndodhen stepat dhe në jug tjerra të kripëzuara (Schott el-Djerid) dhe shkretëtirë. Në Tunizi sundon klima mesdhetare.
Arabët dhe berbët e asimiluar në arabë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (98%), pjesa tjetër përbëhet nga berbët që i kanë rezistuar asimilimit dhe evropianët. Feja shtetërore është feja e myslimanëve.
Ka një qarkullim të bujshëm në bregdet dhe në ishullin Djerba. Eksporti veçohet me shitjen e produkteve të tekstilit, lëkurës, pemëve tropikale, naftës e fosfateve partnerëve kryesorë të saj si Francës dhe Italisë.
Tunizia ka disa porta detare të njohura ndërkombëtare të cilat ndodhen në Tunizë, Bizerta, Souzë (Sousse) dhe në Sfaks (Sfax). Turistët e Tunizisë e kanë të njohu njërën nga pesë portat ajrore ndërkombëtare ndër të cilat më e madhja është Le Kartazhe (Le Carthage) pranë Tunizit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tunizi në antikë, para pushtimit romak ishte vetë qendra e perandorisë së Kartagjene që nga shekulli i V / VI para erës sonë. Pushtimi i kësaj perandorie në histori ndër të tjerat është i njohur edhe si Lufta Punishte. Këtë hapësirë më 533 e pushtojnë bizantinët ndërsa nga 645 deri më 698 bie në duart e arabëve nga të cilët e merr perandoria osmane në vitin 1574-ër. Francezët e dëbojnë perandorin osmane nga kjo hapësirë dhe e shpallin Tunizinë si protektorat francezë më 1881.
Në luftën e II-të botërore ishte arenë e luftimeve pushtuese gjatë vitit 1942/43. Më 1956 Tunizia shpallet republikë e pavarur me në krye ministrin e parë të saj Habib Borguibanë (H. Bourguiba) i cili edhe shpallet president pas rrëzimit të Beut (Muhamedit VIII-të al-Amin-it lindur më 1881-1962) dhe shpalljen e republikës më 1957. Më 1987 i merren të gjitha postet Bourgubant dhe po në këtë vit president zgjidhet Zine al-Abidin Ben Aliu.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor Gjeografia e Tunizisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163,610 km2 nga e cila 8,250 km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L.
Tunizia ka një bregdet të gjatë 1,148 km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1,424 km.
Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore
Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang.:Shatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang.:Jebel ech Chambi).
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tunizia është një demokraci përfaqësuese dhe një republikë me president që shërben si kreu i shtetit, kryeministër, si kreu i qeverisë, një parlament me një dhomë, si dhe një sistem gjyqësor të ligjit civil. Kushtetuta e Tunizisë e miratuar më 26 janar 2014 garanton të drejtat për gratë dhe thekson se feja e Presidentit "duhet të jetë Islami". Në tetor të vitit 2014 Tunizia mbajti zgjedhjet e para në bazë të kushtetutës së re pas Pranverës Arabe.
Numri i partive politike të legalizuara në Tunizi është rritur në mënyrë të konsiderueshme që prej revolucionit. Tani ka mbi 100 parti të ligjshme, duke përfshirë edhe disa që ekzistonte nën regjimin e mëparshëm. Gjatë sundimit të Ben Aliut funksiononin vetëm tre parti të pavarura të opozitës: Partia Demokratike Progresive (PDP), Forumi Demokratik për Punë dhe Liri (FDPL) dhe Tajdid. Ndërkohë që disa parti të vjetra janë të mirë-krijuar dhe mund të tërheqin strukturat e mëparshme partiake, shumë nga mbi 100 partitë ekzistuese deri në shkurt të vitit 2012 janë të vogla.
Gratë mbajnin më shumë se 20% të vendeve në parlamentin dydhomësh para-revolucionit të vendit, një gjë e rallë për vendet arabe. Në Asamblenë Kushtetuese të vitit 2011, gratë mbanin midis 24% dhe 31% të të gjitha vendeve.
Tunizia është përfshirë në Politikën e Fqinjësisë Evropiane (ENP) të Bashkimit Europian, e cila synon të sjellë BE-në dhe fqinjët e saj më pranë njeri tjetrit. Më 23 nëntor 2014 Tunizia mbajti zgjedhjet e saj të para presidenciale pas Pranverës Arabe në vitin 2011.
Sistemi ligjor tunizian është ndikuar shumë nga e drejta civile franceze, ndërsa Ligji i Gjendjes Personale është i bazuar në ligjin islam. Gjykatat juridike të sheriatit janë shfuqizuar në vitin 1956.
Një Kod i Gjendjes Personale është miratuar menjëherë pas pavarësisë në vitin 1956, i cili, ndër të tjera, i dha grave status të plotë ligjor (duke i lejuar ato të drejtojnë dhe zotërojnë bizneset e tyre, të kenë llogari bankare, dhe të kërkojnë pasaporta nën autoritetin e tyre). Kodi konsideronte të jashtëligjshme praktikat e poligamisë dhe të drejtën e burrit për të divorcuar në mënyrë të njëanshme gruan e tij. Reformat e mëtejshme në vitin 1993 përfshinë një dispozitë për të lejuar gratë tuniziane për të ruajtur shtetësinë edhe nëse ato janë të martuara me një të huaj dhe jetojnë jashtë vendit. Ligji i Gjendjes Personale aplikohet tek të gjithë tunizianët, pavarësisht nga feja e tyre. Kodi i Gjendjes Personale mbetet një nga kodet civile më të përparuar në Afrikën e Veriut dhe në botën myslimane.
Të drejtat e njeriut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas revolucionit, u shfaq një numër i grupeve salafiste dhe në disa raste kanë shtypur dhunshëm shprehje artistike që i konsiderojnë armiqësore ndaj Islamit.
Që nga revolucioni, disa organizata joqeveritare kanë rindërtuar veten dhe qindra të reja kanë dalë. Për shembull, Lidhja Tuniziane për të Drejtat e Njeriut, organizata e parë e të drejtave të njeriut në Afrikë dhe në botën arabe, operonte nën kufizime dhe ndërhyrje të shtetit për më shumë se gjysmën e ekzistencës së saj, por tani është plotësisht e lirë për të vepruar. Disa organizata të pavarura, siç janë Shoqata Tuniziane e Grave Demokratike, Shoqata e Grave Tuniziane për Kërkime dhe Zhvillim, dhe Shoqata e Avokatëve janë aktive.
Ndarja administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tunizia ndahet në 24 Guvernorate, të cilët ndahen më tej në 264 "delegacione" ose "rrethe" (mutamadiyat), dhe më tej ndahen në bashki (shaykhats) dhe sektorë (imadats).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arat e drithërave, vreshtat e rrushit, ullinjtëve dhe pemëve në oazën jugore (Dateln) janë segmentet më të zhvilluara të bujqësisë së Tunizisë në të cilën zhvillohet edhe blegtoria sidomos kultivimi i deleve dhe peshkimi si degë e ekonomisë së përgjithshme. Xehetaria veçohet për xehen e fosfatit. Sektorët tjerë të ekonomisë së Tunizisë janë edhe nxjerrja e naftës, tjerrja e leshit, thurja e tepihëve. Ndërsa industria e ushqimit, e hekurit e çelikut, dhe industria e cementes janë degët më të zhvilluara të industrisë së përgjithëshme.Turizmi eshte shume i zhvilluar.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :