Arkitektura
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(Shtator 2018) |
Arkitektura (nga greq. αρχή = e para, krye, dhe τέχνη = zejtari, artizanat, ndërtimtari = kryendërtimtaria) është arti dhe shkenca e planifikimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj planifikimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetës) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht planifikimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.
Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elementeve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij.
Qëllimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas punëve më të lashta për subjektin e arkitekturës, të Vitruviusit në De Architectura, një ndërtesë e mirë duhet të tregojë "Bukuri" (Venustas), "Fortësi" (Firmitas) dhe "Funksionalitet" (Utilitas); arkitektura mund të themi është një barazpeshë dhe bashkërenditje e këtyre tre elementeve, dhe asnjëri nga të tre nuk duhet të jetë më i fuqishëm se dy të tjerët. Përkufizimi i kohëve moderne e sheh arkitekturën si një ndërthurje të estetikës, strukturës dhe funksionit. Sidoqoftë nga një pikëpamje tjetër, vetë funksioni përmbledh të tre kriteret duke përfshirë ato estetike dhe psikologjike.
Arkitektura është ë lidhur me shumë disiplina duke përfshirë matematikën, shkencën, artin, teknologjinë, Shkencat shoqërore, politikën, historinë, filozofinë e të tjera. Me fjalët e In Vitruvius' - it, "Arkitektura është një shkencë që lind nga shumë shkenca dhe përmirsohet me anë të edukimit: me ndihmën e të cilit një gjykim formohet mbi punën e arteve të tjera". Ai shton se një arkitekt i mirë duhet të ketë dijeni të mjaftueshme edhe në fusha si muzika, astronomia, etj. Filozofia është një fushë mjaft e parapëlqyer dhe e rëndësishme në përkufizimin e arkitekturës, bile zakonisht kur dikush i referohet një arkitekti e dallon atë nga lloji i filozofisë që ai vë në jetë. Racionalizmi, empiricizmi, strukturalizmi, poststrukturalizmi, dhe fenomenologjia janë disa nga degët e filozofisë që ndikojnë tek ariktektura.
Teoria dhe Praktika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rëndësia e teorisë në praktikë nuk duhet mbivlerësuar siç ndodh shpesh. Vitruviusi vazhdon: "Praktika dhe teoria janë prindërit e arkitekturës. Praktika është mënyra e shpeshtë dhe e menduar gjërë në kryerjen e një pune të dhënë. Teoria është rezultati i arsyetimit i cili tregon dhe shpjegon se materiali i krijuar është transformuar në mënyrë që të plotësojë kushtet e projektit.
Arkitektura dhe ndërtesat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia arkitekturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmbyllje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thënie
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Unë e quaj arkitekturën muzikë të ngurtësuar". Johan Volfgang fon Gëte
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitekti
- Arkitektura babilonike
- Arkitektura bionike
- Arkitektura bizantine
- Arkitektura brutaliste
- Arkitektura egjiptiane
- Arkitektura gotike
- Arkitektura greke
- Arkitektura inkase
- Arkitektura islame
- Arkitektura maja
- Arkitektura mesjetare
- Arkitektura post moderne
- Arkitektura moderne
- Arkitektura persiane
- Arkitektura romake
- Arkitektura shqiptare
- Arkitektura spanjolle
- Stili arkitektonik