Charles du Fresne, sieur du Cange
Charles du Fresne, sieur du Cange ose Du Cange (Frëngjisht: [dy kɑ̃ʒ]; 18 dhjetor 1610 në Tuaja – 23 tetor, 1688 në Paris), ishte një filolog dhe historian i mesjetës dhe Bizantit.
Charles du Fresne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I edukuar nga Jezuitët, du Cange studioi per jurisprudencë dhe praktikoi profesionin e avokatit për disa vjet para se të bëhej Ministri I Thesarit të Francës. Du Cange ishte një njeri energjik që kërkonte gjithonë diturinë, së bashku me përkushtimin ndaj detyrave zyrtare dha ndaj atyre si kreu i një familjeje të madhe.
Vepra më e rëndësishme e Du Cange është ajo e Fjalorit të tij të latinishtes së mesjetës dhe të latinishtes së vonë, Paris, 1678). Kjo vepër, së bashku me një fjalor të greqishtes së mesjetës dhe greqishtes së vonë, e botuar dhjetë vjet më pas, u botua shumë here dhe ende konsultohet shpesh nga studiuesit sot. Puna e Du Cange-it ishte pioniere për kërkimin e dallimeve mes latinishtes dhe greqishtes mesjetare nga latinishtja e greqishtja klasike, gjë që filloi studimin e zhvillimit historik të gjuhëve.[1]
Du Cange i zotëronte gjuhët në mënyrë që të ndiqte interesant e tij kryesore për historinë mesjetare dhe bizantine. Ai kishte korrespondencë voluminoze me kolegët e tij akademikë. Njohuria e tij e madhe historike dhe gjuhësore plotësohej në mënyrë të barabartë me një kulturë të thellë në arkeologji, gjeografi dhe jurisprudencë. Përveç fjalorëve të përpunuar prej tij, ai ka prodhuar edicione të rëndësishme të historianëve bizantinë si dhe disa vepra të tjera. Për shembull vepra e tij mbi Historinë e Ilirisë (Illyricum vetum et novum), nuk u publikua deri në 1746 nga Joseph Keglevich, që pjesërisht e korrigjoi.[2]
Du Cange është një nga historianët që Edward Gibon përmend më shpesh në veprën e tij Rënia dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake. Në një shënim ai e quan du Cange-in "udhëheqësi ynë i sigurt dhe i palodhshëm për Mesjetën dhe Historinë Bizantine."
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Du Cange, et al., Glossarium mediae et infimae Latinitatis, Niort: L. Favre, 1883-1887 (10 vol.). tekst i plotë në internet edition, nga École nationale des chartes Arkivuar 18 shkurt 2011 tek Wayback Machine
- Glossarium mediae et infimae Latinitatis imazhe online në frëngjisht nga faqja e internetit e Bibliotekës Kombëtare Franceze
- Glossarium mediae et infimae Latinitatis 7-vëllime (1840-1850) në faqen e internetit të Stanford University Library
- Glossarium ad scriptores mediae et infimae Graecitatis Glossarium ad scriptores mediae et infimae Graecitatis nga Biblioteka Digjitale e Studimeve të Greqishtes modern "Anemi", Universiteti i Kretës, Greqi
- Les Familles d'Outremer në Arkivin e Internetit
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Considine, John (2008). "Post-classical heritages: Du Cange and his world". Dictionaries in Early Modern Europe: Lexicography and the Making of Heritage. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 250–287. doi:10.1017/CBO9780511485985.008. ISBN 9780521886741.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Illyricum vetus et novum, 1746.