Jump to content

Fibrilacioni atrial

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fibrilacioni atrial është forma më e zakonshme e aritmisë. Prek më shumë të moshuarit, personat me tension të lartë të gjakut dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera të zemrës. Mjekët shpjegojnë se Fibrilacioni atrial mund të shkaktojë stroke cerebral (infarkt), keputje dhe insuficience kardiake.

Fibrilacioni atrial ndodh kur impulset elektrike qe bejne qe zemra te rrahe ne menyre te rregullt behen te çorganizuar dhe bejne qe zemra te rrahe ne menyre te çrregullt ose shpesh shume shpejt dhe me pak force. Pulsi i çrregullt mund te ndihet ose mund te shihet ne nje elektrokardiograme. Nje elektrokardiograme (EKG) është nje regjistrim i aktivitetit elektrik te zemres qe kryhet me ane te elektrodave (perçues elektrik) te vendosur ne superfaqe te lekures, zakonisht ne secilin krah dhe kembe dhe ne kraharor.


Fibrilacioni Atrial

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne nje EKG normale, aktiviteti elektrik i zemres paraqitet me disa devijime (komplekse te ndryshme) me ritme te rregullta. Ne nje personi me fibrilacion atrial, devijimet nuk jane te rregullta dhe shpesh here jane te aferta njera me tjetren, gje qe tregon nje rrahje zemre te shpejte. Fibrilacioni atrial ul efikasitetin e pompimit te zemres. Gjithashtu rrit rrezikun per mpiksjen e gjakut brenda ne zemer. Copeza gjaku te mpiksura mund te shkeputen dhe te shkojne ne zona te tjera te trupit, perfshire ketu trurin ku mund te shkaktojne stroke cerebral (infarkt).

Disa persona me fibrilacion atrial mund te mos kete simptoma. Te tjere raportojne nje ndjesi te te rrahurave te zemres ose mund te kene bezdi ne gjoks dhe marrje mendsh. Disa persona zhvillojne nje veshtiresi te menjehershme dhe te rende te frymemarrjes.

Trajtimet e mundshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy gjerat me te rendesishme te trajtimit jane ngadalesimi i frekuences se te rrahurave per te permiresuar funksionin e pompimit te zemres dhe perdorimi i ilaçeve antimpiksje per te parandaluar stroke. - Beta bllokuesit dhe bllokuesit e kalciumit jane ilaçe qe ngadalesojne frekuencen e zemres. - Warfarin dhe aspirina jane hollues te gjakut. Warfarin është me efikas ne parandalimin e stroke por mund te shkaktoje gjakderdhje dhe kerkon nje monitorim te kujdesshem. - Kardioversioni elektrik është nje procedure qe mund te riktheje ritmin e rregullt ne pacientet me simptoma te renda. Pacientit i kryhet anestezi dhe i jepet nje shkarkim elektrik ne zemer. - Procedura te tjera perfshijne kirurgjine ose perdorimin e nje kateteri (tub qe vendoset ne zemer me ane te eneve te gjakut) dhe perdoren per individet me simptoma te renda.