General Motors
General Motors Company | |
---|---|
| |
Emri shkurt | GM |
Industria | Automobilave |
Themeluar | General Motors Corporation, 16 shtator 1908 General Motors Company, 11 gusht 2009 |
Themelues | William C. Durant Charles Stewart Mott Frederic L. Smith |
Selia | Detroit, Michigan, SHBA |
Territori i shërbimit | Gjithë botën |
Drejtues | Tim Solso, (Kryetar) Mary Barra, (CEO) |
Produkte | Automobila Pjesë për automobila Automjete Tregëtare |
Të ardhurat | (2014) 155,929 miliardë dollarë |
Të ardhurat operuese | (2014) 3,141 miliardë dollarë |
Të ardhurat neto | (2014) 3,949 miliardë dollarë |
Zotërime gjithsej | (2014) 177,677 miliardë dollarë |
Kapital gjithsej | (2014) 36,024 miliardë dollarë |
Nr. i punonjësve | 216.000 (2015) |
Sektorë | Buick Chevrolet Cadillac GMC |
Faqja e Internetit | www.gm.com |
General Motors Company, e njohur gjithashtu edhe si GM, është një prodhues amerikan automobilash me zyra qendrore në Detroit, Michigan.
Për nga shitjet, GM renditet e para në SHBA dhe e dyta në botë për vitin 2008. GM renditej e treta për sa i përket xhiros globale. GM prodhon makina dhe kamionë në 34 vende, ka punësuar 244.500 njerëz nga e gjithë bota dhe shet dhe shërben në mbi 140 vende.
GM planifikon ta fokusojë biznesin e tij në katër marka kryesore amerikane — Chevrolet, Cadillac, Buick, dhe GMC. Në Evropë, pas një periudhe negocimesh për të shitur shumicën e aksioneve në markat Opel dhe Vauxhall, GM vendosi ta ruajë pronësinë e plotë të këtyre markave.
Në 26 janar, GM deklaroi se kishte arritur një marrëveshje për të shitur SAAB te Spyker Cars NV. GM gjithashtu ka një marrëveshje për shitjen e markës Hummer, duke pritur aprovimin e kompanisë kineze.