Jump to content

Giacinto Facchetti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giacinto Facchetti

Facchetti në vitin 1968.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGiacinto Facchetti
Datëlindja18 korrik Itali
VendlindjaTreviglio, Italia
Data e vdekjes4 shtator 2006
VendvdekjaMilan, Itali
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Karriera me të rinjtë
1956–1960Trevigliese
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1960–1978Internazionale476(59)
Karriera ndërkombëtare
1963–1977Italia94(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Giacinto Facchetti (18 korrik 1942 - 4 shtator 2006) është një ish futbollist profesionist italian. Që nga janari i vitit 2004 e deri ditën e vdekjes së tij, Facchetti ka qenë president i Interit, ku me të cilin shpenzoi gjithë karrierën e tij si futbollist, duke zhvilluar 629 ndeshje zyrtare dhe shënuar 75 gola. Ai ishte një nga lojtarët kryesor të epokës së suksesshme Grande Inter. Facchetti gjithashtu ka qënë kapiten i ekipit në periudhën 1977–78.

Në nivel ndërkombëtar, Facchetti ka luajtur 94 ndeshje dhe ka shënuar tre gola me kombëtaren italiane. Në vitin 1968, ai ndihmoi Italinë të fitonte Kampionatin Evropian, kurse dy vite më pas, luajti në finalen e Kupës së Botës 1970.

Facchetti është i vetmi mbrojtës që ka luajtur në pozicionin e mbrojtjes dhe të sulmit në të njëjtën kohë; ai renditet në vendin e 90të në 100 lojtarët më të mirë të shekullit të 20të të publikuar nga revista sportive World Soccer. Në vitin 2004, ai u përfshi në FIFA 100, një listë me legjendat e gjalla më të mirë të të gjitha kohërave të përzgjedhur nga Pelé me rastin e 100 vjetorit të themelimit të federatës. Në vitin 2006, Facchetti u nderua me Çmimin Presidencial nga Federata pas vdekjes për kontributin e dhënë në botën e futbollit si lojtar dhe president.

Facchetti ka qënë i njohur për vrapimet e tij nga mbrojtja në sulm, gjithashtu ka qënë i pajisur me aftësi teknike dhe fizike të jashtëzakonshme.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Facchetti.jpg
Facchetti me fanellën e Interit.

Lindur në Trevigliese, Facchetti filloi të luante futboll me klubit e qytetit si sulmues. Ai u zbulua nga trajneri i Interit Helenio Herrera, i cili e bashkoi me skuadrën në sezonin 1960–1961. Ndryshimi i pozicionit të tij ishte një zgjedhje e shkëlqyer, pasi ai u bë një nga mbrojtësit efektiv më të mirë në Itali.

Facchetti bëri debutimin e tij në Serie A më 21 maj 1961 në ndeshjen në San Siro midis Interit dhe Romës që përfundoi me fitoren e Zikaltërve me rezultatin 2–0.

Facchetti me Interin fitoi 4 Serie A (1963, 1965, 1966 dhe 1971), një Kupë Italie në vitin 1978, dy Kupa Europiane në vitin 1964 dhe 1965 dhe dy Kupa Ndërkontinentale në vitin 1964 dhe 1965.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Facchetti bëri debutimin e tij për kombëtaren italiane më 23 mars 1963. Ai ka luajtur në total 94 ndeshje (një rekord që më pas u thye nga Dino Zoff, Paolo Maldini, Andrea Pirlo, Gianluigi Buffon dhe Fabio Cannavaro), ai qënë Kapiten në 70 ndeshje dhe gjithsej ka shënuar tre gola. Ai ka luajtur në Botërorin e vitit 1966, 1970 (ku Italia ishte finalist dhe humbi me rezultatin 1–4 kundër Brazilit) dhe 1974, gjithashtu ka qënë pjesë e skuadrës në Euro 1968, ku Italia fitoi titullin e parë. Në mars të vitit 2004, Pelé e emëroi Facchettin si një nga 125 legjenda të gjalla më të mirë të historisë së futbollit.

Gjatë gjith karrerës së tij, Facchetti ka marrë vetëm një karton të kuq për shkak se duartrokiti në mënyrë ironike vendinim e albitrit në një ndeshje.

Gjatë viteve të tij, pas tëreqjes nga futbolli, Facchetti ka pasur poste të ndryshme tek skuadra e Interit, ai ka qënë: drejtor teknik, anëtar bordi, ambasadori në mbarë botën dhe zëvendëspresident. Pas këtyre posteve, Facchetti u zgjodh president i Interit më 19 janar 2004. Pas një sëmundje të gjatë, ai vdiq nga kanceri pankreatik në Milano, më 4 shtator 2006. Ai la gruan e tij Giovanna, dhe katër fëmijët.

Inter në nder të tij, tërhoqi fanellën me numrin 3 që e ka mbrajtur gjatë gjithë karrerës së tij. Më 22 shtator 2008, një shesh në qytetin e Cesano Maderno, u riemërua në nder të Giacinto Facchettit.[1]

Facchetti ka qënë në formacionin e FIFA 12 Classic XI - një skuadër e përbërë me legjenda me kombësi të ndryshme.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [2][3]

Skuadra Kampionati Kupa Europa Total
Sezoni Skuadra Kampionati Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Italia Serie A Coppa Italia Europa Total
1960–61 Internazionale Serie A 3 1 - 1 0 4 1
1961–62 15 0 - 6 0 21 0
1962–63 31 4 2 0 - 33 4
1963–64 33 4 - 9 0 42 4
1964–65 32 2 3 0 6 1 41 3
1965–66 32 10 1 0 5 2 38 12
1966–67 34 4 2 0 10 2 46 6
1967–68 28 7 9 2 - 37 9
1968–69 30 6 3 1 - 33 7
1969–70 28 5 6 1 8 0 42 6
1970–71 30 5 3 0 2 0 35 5
1971–72 27 4 8 1 9 1 44 6
1972–73 29 1 10 3 5 0 44 4
1973–74 28 2 7 0 2 0 37 2
1974–75 23 0 8 1 3 0 34 1
1975–76 28 3 10 0 - 38 3
1976–77 27 1 9 1 1 0 37 2
1977–78 18 0 4 0 1 0 23 0
Total Itali 476 59 85 10 68 6 629 75
Karriera në total 476 59 85 10 68 6 629 75

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Kundërshtari Goli Result Rezultati
1. 4 nëntor 1964 Stadio Luigi Ferraris, Xhenova, Itali Flamuri Finlanda 6–1 Fitore Kualifikueset e Kupës së Botës 1966
2. 7 dhjetor 1965 Stadio San Paolo, Napoli, Italia Flamuri Skocia 3–0 Fitore Kualifikueset e Kupës së Botës 1966
3. 22 mars 1967 GSP Stadium, Nikosia, Qipro Flamuri Qiproja 0–2 Fitore Kualifikueset e UEFA Euro 1968
Redaktuar më 10 qershor 2011
  • FIFA 100 (125 legjenda të futbollit të zgjedhur nga Pelé): 2004
  1. ^ "Kopje e arkivuar". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 18 gusht 2013.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Facchetti, Giacinto" (në italisht). Enciclopedia del Calcio. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2017. Marrë më 19 janar 2018.
  3. ^ "Giacinto Facchetti". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 13 prill 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]