Jump to content

Pandeli Evangjeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pandeli Evangjeli
Kryeministër
Në detyrë
19 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIljas Vrioni
Pasuar ngaQazim Koculi
Në detyrë
5 mars 1930 – 22 tetor 1935
Paraprirë ngaKoço Kota
Pasuar ngaMehdi Frashëri
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
11 korrik 1921 – 6 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIljas Vrioni
Pasuar ngaFan Noli
Në detyrë
2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaIljas Vrioni
Në detyrë
3 nëntor 1930 – 20 prill 1931
Paraprirë ngaRauf Fico
Pasuar ngaHysen Vrioni
Kryetar i Këshillit Kombëtar, (Asamblesë Kostituente, Parlamentit)
Në detyrë
prill 1921 – 1922
Paraprirë ngaDhimitër Kacimbra
Pasuar ngaEshref Frashëri
Në detyrë
1928–1930
Paraprirë ngaKostaq Kota
Pasuar ngaK. Kota
Në detyrë
1937–1939
Paraprirë ngaK. Kota
Pasuar ngaTerenc Toçi
Kryetar i Senatit
Në detyrë
1 qershor 1925 – 7 qershor 1928
Paraprirë ngaEshref Frashëri
Pasuar ngakthim në sistem njëkameral
Të dhëna vetjake
U lind më1859
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më14 shtator 1949
Korçë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Popullore
Punësimitregtar, politikan

Pandeli Evangjeli, mbiemri i të cilit shkruhet edhe Vangjeli[1] (Korçë, 6 janar 1859 - 14 shtator 1949) ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtaremërgatën shqiptareRumanisë, politikan me shumë poste kyçe në periudhën e mes dy luftërave botërore, ku spikat si dy herë kryetar i legjislativit, katër herë i ekzekutivit dhe një herë kryetar i Senatit të shtetit shqiptar.[2][3] Ka qenë i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar,[4] si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për largimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund kësodore arsimit grek në Korçë.[5]

Në lëmin e kulturës dhe gjuhës shqipe, në vitet e rinisë me familjen e tij ndihmoi në hapjen e Mësonjëtores së Korçës[3] ndërkohë që gjuha shqipe ishte ndaluar së shkruari në Perandorinë Osmane që më 1881 me ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit.[6] Në krye të shoqërisë "Dituria" në Rumani u botuan abetaret e gjuhës shqipe, librat e Naimit e Sami Frashërit si dhe libra të tjerë me karakter patriotik që shpërndaheshin falas nëpër viset shqiptare.[7]

U lind në qytetin e Korçës, i biri i Jano Vangjelit, në gjirin e një familjeje me prejardhjen nga Shalësi i Kolonjës. Në vendlindje mbaroi gjimnazin grek me rezultate shumë të mira më 1877,[7] më 1878 mërgoi drejt Rumanisë. Kaloi shumicën e rinisë së tij në diasporën shqiptare të Rumanisë. Në fillim u vendos në Buciumeni dhe më pas në Bukuresht, ku u mor me tregti.[8] Me një letër më 1887, Naim dhe Sami Frashëri falënderojnë Jano Vangjelin dhe të bijtë, Nikollaqin me Pandeliun, për ndihmën e dhënë në hapjen e Mësonjëtores së Korçës. Më 7 janar 1896 u zgjodh kryetar i kolonisë shqiptare si kryetar i shoqërisë "Dituria",[3] kontribuoi në ngritjen e një selie vendore të Komitetit për Lirinë e Shqipërisë.[9] Kafeneja e tij në kryeqytetin rumun shërbente si vend tubimi për shqiptarët dhe shoqërisë "Dituria".[7][10]

Nëntorin e 1912 ishte mbështetës dhe pjesëmarrës në takimet e bisedat e zhvilluara me Ismail Qemalin, kur ky së bashku me të birin Qamilin dhe Gurakuqin ishin kalimthi para se të këshilloheshin me diplomacinë austro-hungareze.[11] Më 1913 mori pjesë në punimet e Kongresit të Trieshtës,[8] një vit më pas u internua për pak kohë në Rumani së bashku me Pandeli Calen.[12] Kur u kthye në Shqipëri, u emërua prefekt i qytetit të vendlindjes.[8]

Më 1919 mori pjesë në Konferencën e PaqesParis[8] si përfaqësues i kolonisë shqiptare të Rumanisë.[13][14] Pas zgjedhjeve më 5 prill 1921, u zgjodh deputet i prefekturës së Korçës dhe kryetar i Këshillit Kombëtar më 21 prill.[15] Në tetor të 1921 nga propozimi për qeveri teknike i komisionit të përbërë nga Bajram Curri, Qazim Koculi dhe Avni Rustemi, i formuar ky nga i ashtuquajturi "Bashkimi i Shenjtë", Evangjeli u caktua në krye të kësaj qeverie më 16 tetor të atij viti.[16]

Më 19 tetor 1921 Evangjeli pohonte se qeveria e tij do të kishte përparësi "përkujdesjen për integritetin dhe independencën e shtetit shqiptar", ku kryesore do të ishte njohja e shpejtë dhe formale e shtetit shqiptar nga fuqitë e huaja dhe lidhja e marrëdhënieve diplomatike.[17] Gjatë qeverisjes së tij Konferenca e Ambasadorëve në Paris njohu pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit shqiptar më 9 nëntor 1921, po atë ditë Shqipëria u njoh nga Britania e Madhe dhe pas asaj dite u njoh nga Franca e Italia.[16] Me çështjen e Mirditës, qeveria Evangjeli mendoi të krijojë dy komanda të përgjithshme me në krye dy persona të aftë dhe me influencë ndër ato krahina: Ahmet Zogun dhe Bajram Currin. Parlamenti ndërkohë vendosi që të pushonte aktivitetin e tij dhe dy ministra të qeverisë, Ahmet Dakli dhe Zija Dibra, dhanë dorëheqjen[18] me nxitjen e Aqif Pashës.[17] Situata u bë edhe më e nderë pasi Partia Përparimtare formoi një komision për të organizuar, në rast nevoje, një grusht shteti. Në ditët e para të dhjetorit, Këshilli i Naltë me në krye Aqif Pashën dhe krerët e komisionit, i kërkuan me presione Evangjelit që të jipte dorëheqjen. Pasi ky i fundit iu përgjigj se do ta jepte me t'u mbledhur parlamenti, dy anëtarët e Këshillit të Naltë Aqif Pasha me Imzot Bumçin e pushojnë nga funksionet Evangjelin në mënyrë antistatuore.[18]

Më 11 shtator të 1922 zëvendësoi Nolin në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë Ypi. Në qeverinë e parë të Ahmet Zogut u rikonfirmua në krye të këtij dikasteri.[19]

Pas Triumfit të Legalitetit në dhjetorin e 1924, pasi me Legjislaturën e Parë të Republikës Shqiptare legjislativi u bë me dy dhoma, në zgjedhjet e mbajtura më 2 mars 1925 për dhomën e Senatit, Evangjeli u zgjodh senator dhe kryetar i Senatit, post të cilin e mbajti deri në gusht të 1928.[8] Me zgjedhjet e vitit 1928 u zgjodh deputet i prefekturës së Korçës,[15] dhe legjislativi atëherë i quajtur Asambleja Kostituente e zgjodhi kryetar të sajin. Më 6 mars 1930 ngarkohet të formojë kabinetin e ri qeveritar, që zgjati deri prillin e 1931 kur dha dorëheqjen. Mbreti Zog e ngarkoi të formonte kabinetin e dytë, më tej me legjislaturën e re dhjetorin e 1932 Evangjeli formoi kabinetin e tretë radhazi.[3] Gjatë pesëvjeçarit të Evangjelit në krye të Këshillit të Ministrave, kryeministri para parlamentit deklaroi se qeveria kishte në plan nisjen e reformës agrare, me qëllimin e pajtimit të interesave të bujkut me pronarin. Gjatë qeverisjes së tij u shtetëzuan shkollat private, dhe ishte vendimtar mosnënshkrimi i paktit të 1926 me Italinë dhe kërcënimet serioze që mori prej saj. Me ngjarjet që solli kryengritja e Fierit më 1935, u pa e mundshme që të hiqej duke u zëvendësuar me kabinetin e "të rinjve" me në krye Mehdi bej Frashërin. Gjatë pesëvjeçarit të qeverive Evangjeli ai qe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e parë, zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare në të dytin dhe të tretin si dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore në të tretin.[20] Pasi vijoi jetën politike si deputet duke u rizgjedhur në prefekturën e Korçës,[15] më 1937 u zgjodh kryetar i Parlamentit, funksion që e kreu deri më 7 prill 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia.[3]

Pas pushtimit italian u tërhoq nga jeta politike. Me marrjen e pushtetit nga komunistët, e dëbuan nga Tirana. U vendos në Korçë, ku u vendos te krushqit e tij të familjes Ballauri,[21] ku ndërroi jetë më 14 shtator 1949.[3][8]

Për kryeministrin Evangjeli reforma agrare kishte për synim "pajtimin e interesave të bujkut me pronarin".[22]

  1. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. Londër: I.B.Tauris. fq. 134. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. "World statesmen: Albania". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d e f Papandile, Jani (23 prill 2017). "Pandeli Vangjeli, karriera e shkëlqyer e një burri shteti". maqedoniashqiptare.com. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2018. Marrë më 22 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. Londër: I.B.Tauris. fq. 173nb. ISBN 978-1-84511-013-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Bido, Ardit (2015). Autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në marrëdhëniet shqiptaro-greke, 1918-1937 (PDF). Tiranë: (disertacion doktorature). fq. 38. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 shtator 2018. Marrë më 23 nëntor 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Vlora, Ekrem (1963). "Një vështrim mbi kulturën e popullit Shqiptar". Shêjzat = [Le Pleiadi]: Vjeti VII, Nr. 05 - 06 - 07 - 08.: 215. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c Beqir Meta, Hasan Bello (15 shtator 2012). "Pandeli Evangjeli: miku i Zogut dhe i Ismail Qemalit, që u dëbua nga komunizmi". Gazeta Shqiptare. - Nr. 5762: 30–31. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c d e f Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 122nb. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. fq. 146. ISBN 9781400847761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Wojciech Roszkowski, Jan Kofman (2016). Biographical Dictionary of Central and Eastern Europe in the Twentieth Century. Business & Economics. fq. 246. ISBN 9781317475941. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. fq. 70, 74. ISBN 9789995639761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Kotherja, Niko (9 dhjetor 2012). "Pandeli Cale: Jeta e panjohur e firmëtarit të Pavarësisë" (PDF). Shqiptarja.com, Suplementi [Rilindasi], v. II, nr. 48: 18. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 22 nëntor 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 151–152, 164. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 180–181. ISBN 99943-34-47-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b c Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 11, 13, 19, 21. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 22 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b Vllamasi 2012, pp. 255-256.
  17. ^ a b Dervishi 2012, pp. 12-13.
  18. ^ a b Vllamasi 2012, pp. 258-260.
  19. ^ Dervishi 2012, pp. 15-16.
  20. ^ Dervishi 2012, pp. 21-22.
  21. ^ Kaloçi, Dashnor (2007). "Letra e rrallë e Fan Nolit zbulohet në një familje: [letra e dërguar në nëntor 1920 ruhet nga mbesa e ish kryeministrit shqiptar të asaj kohe z. Pandeli Evangjeli, për të cilin jepet një jetëshkrim i zgjeruar nga autori]". Shqip. - Nr. 58: 70–73. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Sadiku, Xhafer (2013). Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948-1990. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 28. ISBN 9789928168139. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)