Jump to content

Provinca e Agrixhentos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Provinca e Agrixhentos
Provincia di Agrigento
Popullsia
 • Gjithsej (30−09−2.011) 453 416
{{{postal_code_type}}}
92100 Agrixhento, 92010-92029 provinca
Faqja zyrtarewww.provincia.agrigento.it

Provinca e Agrixhentos (italisht: Agrigento) është një provincë në Rajonin e SicilisëItali. Ajo kufizohet në perëndim nga Provinca e Trapanit, në veri nga Provinca e Palermos, në lindje nga Provinca e Kaltanisetës dhe në jug nga Kanali i Sicilisë. Kryeqyteti i saj Girgenti ndryshoi emrin e tij në Agrigento, në vitin 1929, pikërisht në periudhën fashiste. Konsiderohet toka simbol e kolonizimit grek në Itali. Përveç kësaj, lugina e saj është një nga tërheqjet turistike të më mëdha në Sicili.

Ajo shtrihet nga lindja në perëndim, nga deti i Licatës në plazhet e Menfit, pranë rrënojave greke të Selinuntes, ndërsa nga veriu në jug nga malet e Sikanit tek Kanali i Sicilisë. Një pjesë sipërfaqes së provincës, që korrespondon me arkipelagun e Pelaxhies (Lampeduza, Linoza dhe Lampione), i takon gjeologjikisht kontinentit afrikan. Territori i saj përkon saktësisht me Kryedioqezën e Agrixhentos, dioqeza më e madhe katolike e Sicilisë.