Roskovec
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Roskoveci | |
---|---|
Popullsia | 12.000 |
Faqja zyrtare | http://bashkiaroskovec.gov.al |
Roskoveci është vendbanim me funksion si bashki në Shqipërinë e Mesme.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roskoveci eshte nje qender e vjeter, e banuar, e njohur fillimisht per nje kohe te gjate si "pazar". Ditet e djela aty grumbulloheshin shites dhe bleres nga krahina te aferta dhe te largeta per te tregtuar mallra te ndryshem duke filluar nga gjeja e gjalle e deri tek produktet me te imeta bujqesore e artizanale. Per ti sherbyer ketij pazari dhe njerezve te fshatrave perreth ishin ngritur dhe shume dyqane zanatçinjsh, kryesisht ne rrugen qe te çon ne juglindje te qytetit (rruga per ne Kurjan). Pjesa derrmuese e zanatçinjve dhe tregtareve te vendosur ne qytet kishin ardhur nga Berati. Po ashtu qyteti kishte dhe nje hotel ku strehoheshin pazaraket nga vendet e largeta por dhe udhetare te rastesishem qe leviznin midis Fierit dhe Beratit. Roskoveci u titullua "qytet" ne vitin 1968, ne baze te kritereve te asaj kohe (Nese kalohej nje numer i caktuar qytetaresh qe punonin ne industri qendra e banuar behej "qytet").
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një zonë fushore. Qyteti ndodhet nje pjese në një kodër te ulet, dhe pjesa tjeter ne fushe. Ne veri te qytetit shtrihen fushat bujqesore te perfituara nga tharja e kenetes se dikurshme te Roskovecit. Roskoveci gjithashtu ka një liqen artificial.
Roskoveci dhe zona përreth, është një qendër e banuar e hershme. Fakti që ndodhet ndërmjet dy qyteteve të hershëm, atij të Beratit dhe Bylisit, tregon që kjo trevë i përket një qytetërimi të hershëm. Siç dihet në afërsi të Roskovecit, ka qenë një nga kishat më të vjetra në Shqipëri, bëhet fjalë për kishën e Kurjanit. Nga dokumentet të studiuesve të huaj, një nga degëzimet e rrugës Egnatia, ka qenë me pikë fundore pikërisht në ketë zonë. Kjo shpjegon faktin tjetër të lindjes dhe funksionimit të njërit prej pazareve më të mëdhenj në vend, ai i quajturi Pazari i Roskovecit, i cili shërbente jo vetëm për tregtimin e mallrave të gjithë zonës deri në thellësi të Skraparit, Beratit, Tepelenës etj. Mendohet gjithashtu, që në këtë pazar bëhej tregtia më e madhe e gurëve të çmuar dhe e materialeve prej argjendi në kohën e Perandorisë Osmane. Ky qytet ka gjithashtu një klimë shumë të mirë për zhvillimin e kulturave bujqësore e blegtorale. Roskoveci është shquar për rritjen e prodhimin e mishit të derrit.Roskoveci dhe zona përreth ka qënë qendër e banuar e hershme si një vendbanim i ndodhur ndërmjet dy prej qyteteve që i përkasin qytetërimit të lashtë (Berat dhe Bylis), si dhe pikë fundore e një prej degëzimeve të rrugës Egnatia.
Bashkia e Roskovecit kufizohet në veri dhe perëndim me Bashkinë Lushnjë, në jug me Bashkinë Mallakastër, në lindje me Bashkinë Ura Vajgurore, ndërsa në perëndim me Bashkinë Patos.
Vargjet kodrinore me lartësi më të madhe (mbi 250 m) ndodhen në pjesën lindore, ndersa ato me lartësi mesatare (100-150 m) ndodhet në të dy anët e rrugës Berat-Fier, ose anasjelltas dhe rruga me gjuhën popullore quhet “kufiri midis Myzeqesë dhe Mallakastrës “.
Një herë lokalitet, një herë komunë, pastaj rreth e më pas qytet . Një herë nën juridiksionin e Fierit dhe disa herë nën atë të Beratit, Roskoveci shpesh bëhej “mollë sherri” midis dy qarqeve, midis dy prefekturave.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roskoveci ka një popullsi që jeton në këto toka prej shumë kohësh. Roskoveci njihet qysh prej kohëve më të hershme si qendër e banuar. Ngujimet e zbuluara arkeologjike dhe, sidomos kishtare, flasin për një popullim dhe zhvillim domethënës të paktën që prej shekullit 12-të pas Krishtit të kësaj treve. "Pazari i Roskovecit" është toponimi më i hasur dhe më popullori në të gjithë zonat shqipfolëse, jo vetëm për hershmërinë e zhvillimit të këtij tregu mbarëkombëtar, por dhe për madhësinë e konsiderueshme të marrëveshjeve financiare dhe juridike të lidhura në këtë qytet në ditët e zhvillimit të "pazarit". Jo më kot, ngrehinat më të vjetra të qytetit, një pjesë e të cilave mbijetojnë dhe sot, janë të njohura si ngrehina tregtare. Zhvillimi si qendër tregtare i Roskovecit ka ecur natyrshëm për shkak te vendndodhjes se tij ne kryqëzim te udhëve të rëndësishme të kohës si : Vlore-Fier-Berat, me herët, pranë udhës "Egnatia", degëzimi më i rëndësishëm i së cilës zbriste deri në Roskovec. Banorët e qytetit dhe të zonave përreth kanë ditur të shfrytëzojnë me zgjuarsi këtë vendndodhje jo vetëm për tregtinë e produkteve bujqësore-blegtorale, por edhe për tregtimin e orëve, argjendit dhe arit, saqë Roskoveci për një periudhë kohe të caktuar, ka qenë "bursa" formale e Shqipërisë për arin dhe argjendin dhe ka diktuar edhe çmimin e këtyre produkteve në tregun kombëtar.
Qyteti mori një zhvillim më te madh me ardhjen e banorëve të fshatrave të Jagodinës, për shkak të ngritjes së argjinaturës së Lumit Seman, si dhe të banorëve nga fshatrat Matke dhe Kurjan. Gjithashtu, në periudhën e zhvillimit të vrullshëm të Roskovecit në vitet '60-të pati ardhje nga zonat e Mallakastrës dhe të Labërisë. Fiset më të mëdha për nga numri, sipas radhës, janë : Çepelet, Kolanjakët, Gogat, Hajdinët,Camet etj. Të gjitha fiset, banorë të qytetit të Roskovecit, kanë jetuar në një harmoni perfektë në këtë qytet. Gjithashtu duhet përmendur prania e një popullsie rome shumë mirë të integruar me pjesën tjetër të qytetit.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e popullsisë është e punësuar në ndërmarrjet shtetërore ku një pjesë të madhe e zë ndërmarrja e Albpetrolit. Pjesë e mirë e të ardhurave është edhe nga emigracioni.Pakica merret me bujqësi. Para reformes agrare ka pasur tregtare te fuqishem te cilet kryhenin aktivitetin e tyre me tregtaret vlonjate ne brigjet e lumit Vjose te tille ishin Ali Cepele i njohur edhe si beu i Roskovecit pronat e te cilit si toke prej 900 ha qe shtriheshin ne fshatin Matke dhe prona te tjera te paluajtshme jane dhe sot te trasheguara dhe Stasi Heba tregtar tjeter i madh nga Durresi qe ushtronte aktivitetin e tij tregtar ne Roskovec .Aktualisht ne zone jane bere ndertime te medha dhe jane hapur shume aktivitete tregtare te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre me mallra te blera kryesisht ne Fier . se fundmi ne qytet eshte rritur edhe numri i bankave te nivelit te dyte qe operojne qe tregon per nje rritje te ekonomise ne kete qytet.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fund të vitit 2008 ka dalë për botim gazeta "Roskoveci" fryt i dëshirës së madhe të një grupi intelektualësh roskovecarë për të promovuar vlerat e trevës së Roskovecit. Në këtë mënyrë qyteti fiton një dimension të ri i cili do të fuqizohet se tepërmi me themelimin e shoqatës Roskoveci në datën 5 Dhjetor 2009 në një takim të gjerë të organizuar në Pallatin e Kulturës së qytetit. Shoqata do të promovoje vlerat më të mira të trevës në të gjitha fushat.nga ky qytet kane dale intelektuale te shumte qe kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne ne shpalosjen e vlerave te kesaj zone. per tu vleresuar eshte numri i madh i studenteve qe vazhdojne fakultete te ndryshme ne Tirane apo ne rrethe te tjere te vendit i cili eshte rritur ne menyre te shumefishte brenda disa viteve .
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(mungon shkronja ë) |
Në zgjedhjet e fundit vendore fitoi PDS dhe u zgjodh Kryetar Bashkie Ylli Kola. kryetare te tjere te bashkise kane qene Lindita Cobo e partise socialiste , Petrit Cepele i partise demokratike , Rrapi Kuqo i partise socialiste. Qyteti i Roskovecit gjate periudhes post komuniste (1991-2010) eshte perfaqesuar ne parlament nga 2 deputete i pari i partise demokratike i cili ishte Fadil Cepele dhe nga deputeti i partise socialiste i ndjeri Fatmir Xhindi 1998-maj 2009 i cili u vra prane shtepise se tij ne 02 maj te vitit 2009 ne rrethana ende ta pazbuluara. Ne zgjedhjet vendore pas nje periudhe te gjate u rikthye ne pushtet ne Partia Demokratike dhe kryetari i ri i Bashkise tani quhet Gezim Caushi me profesion arsimtar dhe ish drejtor i gjimnazit te Roskovecit. Nga Zgjedhjet e 2013 Znj Majlinda Bufi fitoi Mandatin si Deputete ne Parlamentin Shqipetar, Nga zgjedhjet e Qershorit 2015 doli fituese per te drejtuar Bashkinë Znj. Majlinda Bufi. Ne zgjedhjet e 2019 perseri Znj. Majlinda Bufi Doli fituse per te vashduar drejtimin e Bashkis Roskovec.
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Për përmirësim
- AL-gjeo-cung