Jump to content

tharm

Nga Wiktionary

THARM m.

  • 1. Brumë i thartuar, i cili shtihet në brumin e bukës, të petullave etj., që ky të vijë; farë për të zënë kosin, farë kosi; tërësi organizmash a kërpudhash shumë të vogla, që shkaktojnë thartimin e një lënde, lëndë organike që bën të tharbëtohet ose të ngjizet diçka dhe që përdoret për të zënë kos, djathë a brumë; maja. Tharmi i bukës. Tharmi i kosit. Tharmi i birrës. Bukë (petullat) me tharm. Zë me tharm. Fryhet si tharm.
  • 2. Thartirë. Ka (përmban) tharm.
  • 3. fig. Diçka që shkakton a që bën të lindë një gjë, farë; thelbi i diçkaje kryesorja në një gjë. Tharm jetësor (i çuditshëm, i fuqishëm). Tharmi i dashurisë (i pakënaqësisë). Tharmi i qëllimeve (i dëshirave). U mbrujt me tharmin kombëtar.
  • Sipas brumit tharmin shih te BRUM/Ë,~I.